Si të pimë verë si francezët!

Si të pimë verë si francezët!

Këtu është udhëzuesi ynë si të pimë verë si francezët!

Ndryshoni vitin e veres!!

Francezët shpesh ndryshojnë atë që pinë në varësi të kohës së vitit. Provoni vite te ndryshme te reja dhe te vjetra per te arritur te dalloni ndryshimin,Testoni dhe provoni sa me shume lloje te ndryshme etiketash. Dimri është gjithmonë më i favorshëm për verërat e kuqe dhe gjatë Krishtëlindjes. Kur moti bëhet më i ngrohtë, është koha për të kaluar në verërat e bardha.

Njihni çiftimet tuaja të verës

Ndërsa shumë festa në darkë në vende të ndryshme ndjekin rregulla specifike mbi të cilat kur duhet pire vera, francezët i ndjekin këto rregulla  – vera rrallë pihet si aperitiv, vera e bardhë shkon me peshk, ushqim deti dhe ëmbëlsirë , verë e kuqe me mish të kuq te pjekur dhe ne zgare. Ekzistojnë edhe verëra specifike për ëmbëlsirë. 

Mos pini asgjë tjetër përveç verës franceze

Francezët mund të admirojnë veren e kuqe argjentinase dhe të thonë gjëra të këndshme për të verat e bardha nga e gjithë bota, por ata do te qeshnin nese do flitej per nji champagne angleze. Për të qëndruar i sigurt, gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë pini vere franceze.

Hapeni shishen e verës siç duhet

Ajo thikë e vogël në hapsen e veres është aty për një arsye, është për të prerë buzën e tapës përpara se ta nxirrni. Asnjëherë mos e hiqni tërë kapsulën  përreth shishes – Francezët mendojnë se kjo është nje nga sjelljet me të këqija. 

Asnjëherë mos e mbushni gotën tuaj me shume se gjysma

Francezët nuk pinë aq shumë sa vendet e tjera dhe do të vrenjten nga njerëzit që i mbushin gotat plot. Ne Angli do te ishte e kunderta:) Nëse nuk doni të vazhdoni të pini, lini pak në fund të gotës tuaj, në mënyrë që ata të mos te ta rimbushin goten

.Asnjëherë mos vazhdoni pirjen e veres mbas vaktit

Në qoftë se nuk jeni me miq të ngushtë, gjithmonë duhet të ndaloni të pini verë kur të gjithë kanë mbaruar se ngreni , ju mund të vazhdoni të pini, por thjesht të ndryshoni në një tretës (një liker pas darkës ose ndoshta një konjak). Vera për francezët është njësoj si ushqimi – ata thonë se nuk pijne ushqim mes vakteve, por ka rreth pesë vakte në ditë nëse llogaritni versionin francez. Thjesht nderroni  kurs me nji pije pak me te forte si pershembull konjak dhe do të keni mundësi të vazhdoni deri në mesnatë! Festat franceze për darkë janë legjendare për të zgjatur deri ne  orët e para te mengjesit!

Add Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *