Description
Château La Gaffelière 2017
Klasifikimi: Saint-Émilion Premier Grand Cru Classé B
Varietetet: 70% Merlot, 30% Cabernet Franc
Terroir: Tokë e pasur gëlqerore në pjerrësi, ngjitur me Ausone dhe Pavie
Vinifikimi: Fermentim në inox dhe dru, maturim për 14–16 muaj në fuçi lisi francez (60% të reja)
🍷 Degustimi me i fundit – tetor (2024) ne GCC
Chateau La Gaffeliere 2017 është një verë që mishëron klasin e Saint-Emilion-it në një vit të sfiduar nga natyra, por të përballuar me mjeshtëri. Ky vit solli një verë më elegante dhe e përmbajtur, me një thellësi të heshtur që vlerësohet gjithnjë e më shumë ndërsa piqet.
Ngjyra:
Rubinë e ndritshme me shkëlqim mesatar – shenjë e një viti më të freskët.
Aroma:
E sofistikuar dhe e pastër. Aroma të qarta qershie, luleshtrydheje të egër dhe boronicash, të pasuara nga nota delikate të erëzave të buta, lapsit dhe një prekje lule vjollce. Shfaqet një sfond mineral gelqeror që i jep identitet të veçante.
Shija:
E përmbajtur, me trup mesatar dhe tanina të mëndafshta. Frutat e kuqe janë të gjalla, të balancuara nga një aciditet natyror elegant dhe nota të rafinuara druri. Vera eshte e freskët dhe e përshtatshme për t’u konsumuar më herët se vite si 2015-2016-2018-2019.
Perfundimi :Precize, me kthim të frutave dhe një ndjesi gëlqerore.
Porosit tani ne: 0682124991
Reviews
There are no reviews yet.