Description
Château Beauregard 2018 është një përfaqësues i shkëlqyer i finesës që karakterizon verërat e Pomerol-it modern. Ky është një verë që kombinon traditën dhe inovacionin, me rrënjë që datojnë në shekullin XV dhe një filozofi prodhimi bashkëkohore e drejtuar nga respekti ndaj tokës dhe biodiversitetit. Viti 2018 shënoi një nga më të mirët e dekadës në Bordeaux dhe Beauregard e përktheu këtë potencial në një verë të jashtëzakonshme.
🍇 Varietetet:
-
70% Merlot
-
30% Cabernet Franc
🍷 Tasting Notes (degustime të përditësuara, Shkurt 2025 ne GCC )
-
Ngjyra: rubin e thellë me reflektime purpuri, elegante dhe e ndritshme.
-
Aroma: komplekse me theks të fortë frutash të zeza (boronicë, kumbull e pjekur), të ndjekura nga djegie të lehta druri, çokollatë e zezë, dhe nuanca florale të livandos dhe lule vjollces.
-
Shija: elegante por e përqendruar, me taninë të mëndafshta, aciditet të integruar dhe një strukturë harmonike. Dallohet për shijen minerale, me shtresa kafeje, duhani i butë, dhe lapsi, që kulmojnë në një fund të gjatë dhe të përpunuar.
-
Struktura: verë e balancuar mes forcës dhe finesës, me pjekuri të kontrolluar dhe potencial të qartë për zhvillim në shishe.
- Porosit tani ne 0682124991
Reviews
There are no reviews yet.