Description
Château La Fleur Morange 2009
Klasifikimi: Saint-Emilion Grand Cru
Varietetet: 70% Merlot, 30% Cabernet Franc
Vreshtat: Vjelur nga hardhi shumë të vjetra (mbi 100 vjeçare)
Vinifikim: Fermentim preciz, maturim për 18–20 muaj në fuçi lisi francez (100% të reja)
Prodhimi: Shumë i kufizuar, me fokus te cilësia maksimale dhe ekspresioni i terroir-it, vjen vetem ne GCC
🍷 Degustim i fundit nentor 2024 ne GCC!
Viti 2009 ishte një nga më të mirët në Bordeaux në dekadën e fundit, dhe La Fleur Morange e interpreton këtë vit me një fuqi të kontrolluar dhe kompleksitet të rrallë. Tani, pas më shumë se një dekade e gjys maturimi, vera është në kulmin e saj.
Ngjyra: E kuqe e thelle me reflektime të thella,shenjë e pjekurisë së bukur.
Aroma: Intensive me Aroma të manaferrës së pjekur, rrushit të thatë, qershisë së zezë të konservuar, të pasuara nga nota të vaniljes, kakao, duhan i thatë dhe trumzë. Shfaqet gjithashtu një sfond mineral dhe pak erëz orientale.
Shija: Trup i plotë, me tanina të rrumbullakosura dhe një teksturë mëndafshi. Frutat e errëta janë të shkrira bukur me elementët e drurit dhe zhvillimeve terciare si kafe, kërpudhë, lëkurë e butë . Balancë e admirueshme mes forcës dhe finesës.
Perfundimi: E gjatë dhe e thellë, me nota të tokës, çokollatës së zezë dhe gjethes së duhanit që zgjasin në qiellzë.
Porosit tani ne: 0682124991
🕰️ Potenciali i ruajtjes:
2024–2030+, por tani është në pikën e artë të pjekurisë.
Reviews
There are no reviews yet.