Description
Château Pavie Macquin 2017
Klasifikimi: Saint-Emilion Grand Cru Classe
Origjina: Cote Pavie, Rive Droite – Bordeaux
Varietetet: 80% Merlot, 18% Cabernet Franc, 2% Cabernet Sauvignon
Maturimi: Rreth 16–18 muaj në fuçi lisi francez (70–80% të reja)
Stili: Verë strukturore, minerale dhe elegante me identitet të theksuar të terroir-it….
🍷 Degustimi i fundit shtator 2024 ne GCC!
Ngjyra:
Rubinë e thellë me reflektime vjollce, Tregon pjekuri, por ende ruan freski vizuale.
Aroma:
E pasur dhe e përqendruar me nota të qarta të manaferrës së zezë, kumbullës së pjekur dhe qershisë. Më pas zhvillohet me shtresa delikate vaniljeje, mente, erëzash të freskëta dhe lapsi, kjo eshte shenjë dalluese e terroir-it gëlqeror të Pavie Macquin.
Shija:
Fillim i butë por i përqendruar në qiellzë. Trupi është mesatar drejt të plotit me tanina të ngjeshura dhe precize. Tekstura është mëndafshi, por me tension minerali që e mban verën të freskët dhe të gjatë. Frutat e errëta kombinohen me thellësi tokësore dhe një aciditet të shkëlqyer.
Perfundimi:
E gjatë, elegante dhe e pastër, me rikthim të notave të boronicës, kakaos së zezë . Vërtet një shprehje moderne dhe precize e Saint-Émilion-it.
Porosit tani ne: 0682124991
Reviews
There are no reviews yet.