Description
Château Trotte Vieille 2019
Klasifikimi: Saint-Emilion Premier Grand Cru Classe B
Origjina: Rive Droite, Bordeaux – një nga vreshtat më të vjetra në zonë
Varietetet: 49% Cabernet Franc, 45% Merlot, 6% Cabernet Sauvignon
Maturim: 18–20 muaj në fuçi lisi francez (rreth 70% të reja)
Stili: Klasik, aristokratik dhe shumë i rafinuar
🍷 Degustimi i fundit gusht 2024 ne GCC!
Ngjyra:
Rubinë e errët dhe brilante, me thellësi dhe densitet të lartë – një pamje elegante.
Aroma:
Shumë e rafinuar, me thellësi të jashtëzakonshme. Aroma të theksuara të qershisë së zezë, rrushit të thatë, sherebelës dhe trumzës, të ndjekura nga nota të purove, lëkure dhe mineralitet gëlqeror. Cabernet Franc shfaqet në mënyrë elegante me nuanca florale dhe barishte të freskëta.
Shija:
Struktura është e ngjeshur, por taninat janë jashtëzakonisht të integruara dhe mëndafshta. Frutat e kuqe dhe të errëta janë të balancuara bukur me aciditet të freskët dhe një tension linear që vjen nga terroir-i i veçantë gëlqeror i kodrave të Saint-Émilion-it. Verë komplekse, por e qartë në shprehje.
Perfundimi:
Shumë e gjatë, e qetë dhe e klasit të lartë. Notat e piperit të bardhë, pluhurit të kakao-së dhe mineraleve i japin një dimension të rafinuar.
🕰️ Potenciali i ruajtjes:
2028–2045+. Ende në zhvillim, por tashmë i qasshëm për entuziastët që kërkojnë kompleksitet me elegancë.
Porosit tani ne: 0682124991
Reviews
There are no reviews yet.