Description
Château Canon 2017 – Saint-Émilion Premier Grand Cru Classé B
🍇 Varietetet: 77% Merlot, 23% Cabernet Franc
🏅 Klasifikim: Premier Grand Cru Classé B
🌱 Metoda: Praktika të kujdesshme agroekologjike, vinifikim preciz me ndërhyrje minimale
Château Canon 2017 përfaqëson elegancën klasike të Saint-Émilion-it në një vit të vështirë por të suksesshëm për prodhusit me terroir të shkëlqyer dhe menaxhim të kujdesshëm. Ndodhur në rrafshinën gëlqerore të Saint-Émilion-it historik, Canon ruan një profil të pastër, linear dhe aristokratik, ku balanca mes frutës, taninës dhe aciditetit është në qendër të përvojës.
Pavarësisht sfidave klimatike të vitit 2017, kjo verë ka dalë me një përqendrim të admirueshëm, strukturë delikate dhe një shprehje shumë precize të terroir-it – tipike për stilin e përhershëm të Canon.
Tasting Notes ( MARS 2024 tek GCC ):
-
Ngjyra: E ndritshme rubin me reflektime purpuri – e gjallë dhe transparente.
-
Aroma: Elegante dhe e sofistikuar me nota të qarta qershie, kumbulle të freskët, vjollce .
-
Me ajrim shfaqen shtresa komplekse me prekje minerale, çaj të zi, gjeth ulliri, kakao dhe një nuancë e drurit nga maturimi në fuçi.
-
Shija: Hyrje e butë dhe e lehtë në fillim, e ndjekur nga një tension elegant në mes të shijimit. Taninat janë të holla, të strukturuara mirë dhe të mëndafshta. Frutat e kuqe të freskëta shfaqen të balancuara nga një aciditet i natyrshëm që e zgjat shijen. Fundi është i gjatë, shumë i pastër dhe lë një ndjesi gurësh të lagur dhe elegancë minerale.
-
Maturimi: 18 muaj në fuçi lisi francez, rreth 50–60% të reja – shumë të mirëintegruara pa dominuar frutat.
-
Porosit tani ne 0682124991
Reviews
There are no reviews yet.