Description
Château Cheval Blanc 2007 – Saint-Émilion Premier Grand Cru Classé A
🍇 Varietetet: ~55% Cabernet Franc, ~45% Merlot (përqindjet variojnë sipas parcelës dhe vitit)
🏅 Klasifikim: Premier Grand Cru Classé A (më i larti në Saint-Émilion)
🌿 Filozofia: Vreshta të menaxhuara me kujdes ekstrem, fermentim në beton, selektim preciz, dhe përdorim i moderuar i drurit të ri
Château Cheval Blanc 2007 është një shprehje e jashtëzakonshme e finesës dhe elegancës në një vit të vlerësuar për strukturën e moderuar dhe aromatikën delikate. Ndryshe nga vitet më të ngrohta, 2007 ka prodhuar një Cheval Blanc me theks të qartë te kompleksiteti, freskia dhe balanca – vlera që e bëjnë këtë verë të dallueshme në qilarë të moshës së mesme.
Ky është një vit që vjen në formë të plotë në 2025–2026, duke ofruar një përvojë të sofistikuar, të pjekur dhe harmonike – tipike për stilin aristokratik të Château Cheval Blanc.
🍷 Tasting Notes (Mars 2025 tek GCC ):
-
Ngjyra: Rubin me nuanca të kuqe të zbehta dhe një reflektim të lehtë, që tregon zhvillim në shishe.
-
Aroma: E sofistikuar dhe shumë e zhvilluar. Frutat e kuqe të thara, qershi dhe kumbull e thate ndërthuren me nota komplekse të gjetheve të thata, tym të lehtë, erëza të buta (kanella dhe arre moskat ), si dhe prekje te luleve te thata dhe gjethes së duhanit. Shfaqet edhe një mineralitet karakteristik që i jep profilin e tij të veçantë.
-
Shija: Shumë elegante dhe e balancuar. Trup mesatar me tanina të buta, të plota, dhe aciditet të freskët që e mban verën të gjallë. Frutat janë të integruara mirë me notat sekondare dhe terciare, lekure, laps dhe një fund paksa i kriposur me ndjesi toke. Fundi është i gjatë, me një kthim të erëzave dhe gjethes së lagësht.
-
Stili: Elegant, rafinuar dhe absolutisht klasik – një interpretim i pjekur i Cheval Blanc që nuk ka nevojë për më shumë kohë në qilar për të shkëlqyer.
-
Maturimi: Rreth 18 muaj në fuçi lisi francez (70–75% dru i ri)
-
Potencial i mbetur: Në kulm tani (2024–2027). Do të qëndrojë stabil edhe për 5–7 vjet të tjera, por me theks në aromën më shumë sesa fuqinë.
- Porosit tani ne 0682124991
Reviews
There are no reviews yet.