Description
Château Couvent des Jacobins 2020
Klasifikimi: Saint-Émilion Grand Cru Classé
Origjina: Bordeaux, Francë
Varietetet: ~85% Merlot, 10% Cabernet Franc, 5% Cabernet Sauvignon
Terroir: Tokë argjilo-gëlqerore dhe ranore, vreshta të vendosura afër qendrës historike të Saint-Émilion
Mosha mesatare e vreshtave: ~40 vjeç
Fermentim dhe Maturim: Fermentim në çelik inox dhe fuçi, më pas maturim për 12–15 muaj në fuçi lisi francez (30–40% të reja)
Château Couvent des Jacobins, me histori që daton prej shekullit të XIII-të, është një nga emrat më klasikë të Saint-Émilion-it dhe një Grand Cru Classé që i qëndron besnik stilit të tokës dhe traditës. Viti 2020 ka sjellë një verë të jashtëzakonshme, me intensitet aromatik, strukturë elegante dhe potencial të gjatë ruajtjeje.
Ky është një nga vitet më të rafinuara të prodhuara ndonjëherë nga ky château, falë balancës së rrallë mes frutës së pjekur dhe tensionit mineral që vjen nga tokat gëlqerore.
🍷 Tasting Notes (degustimi i fundit prill 2024 ne GCC)
-
Ngjyra: Rubinë e errët
-
Aroma: Jashtëzakonisht aromatike që në hapje. Dominon kumbulla e zezë, qershi e egër dhe manaferrë, e ndjekur nga nota lele (vjollcë), erëza të buta, tym dhe një sfond mineral (gëlqere, gurë të lagësht).
-
Shija: E balancuar me trup të plotë dhe tanina të strukturuara por të përpunuara. Frutat e errëta janë në thelb, të mbështetura nga aciditet i freskët dhe një shtresë elegancë që e bën këtë verë të rafinuar dhe serioze. Perfundimi është i gjatë, dhe i pastër!
-
Potenciali i ruajtjes: 15–20+ vjet. Fillon të shfaqë finesë që nga viti 2025, por do të evoluojë shkëlqyeshëm deri pas vitit 2040.
- Porosit tani ne 0682124991
Reviews
There are no reviews yet.