Description
Château Fonplégade 2017
Klasifikimi : Saint-Émilion Grand Cru Classe
Vreshtaria: E certifikuar organike dhe biodinamike
Varietetet: 90% Merlot, 10% Cabernet Franc
Alkooli: 14%
Tasting Notes – Degustim ne Mars 2025 ne GCC.
🔹 Ngjyra: E kuqe rubin e thellë me reflektime të purpurta.
🔹 Aroma: E Hapur dhe e rafinuar, me nota të manaferrës, kumbullës së pjekur, qershisë së zezë, dhe nota delikate të vaniljes, duhanit të lehtë, mineraleve gëlqerore dhe lule vjollces. Tregon tiparet e tokës gëlqerore të Saint-Emilion-it.
🔹 Shija: Fillimi është i butë dhe i balancuar. Taninet janë të integruara mirë dhe të imta, duke sjellë një ndjesi mëndafshi në gojë. Ndërthurje e frutave të pjekura me nuanca të erëzave të lehta, kafe të freskët dhe çaji të zi. E strukturuar me finesë, me aciditet të mirë dhe një përfundim mineral e të gjatë.
🔹 Stili: Elegant, i rafinuar dhe me shprehje terroir-i. Më pak i fuqishëm krahasuar me 2016, por më i qartë dhe me tension të këndshëm – tipik për një vit të freskët si 2017.
Porosit tani ne: 0682124991
Reviews
There are no reviews yet.