Description
Petit Figeac 2020
Origjina: Saint-Émilion, Bordeaux, Francë
Klasifikimi: Verë e dytë e Château Figeac – Premier Grand Cru Classé A
Varietetet: 45% Merlot, 35% Cabernet Franc, 20% Cabernet Sauvignon
Terroir: Tokë gëlqerore dhe rërë me zhavorr në altitudë – një nga terroir-et më të rralla në Saint-Émilion
Fermentim: Në tank çeliku dhe dru
Maturim: 14–16 muaj në fuçi lisi francez (30% të reja)
Le Petit Figeac 2020 është një përfaqësim i shkëlqyer i stilit të madh të Château Figeac, me qasje më të menjëhershme dhe të freskët, por duke ruajtur kompleksitetin dhe finesën për të cilat kjo pronë është e famshme. Në vitin 2020, vera arrin ekuilibër perfekt mes thellësisë së frutës, tensionit të tokës zhavorrore dhe finesës klasike të varieteteve Cabernet.
Ky është një “second wine” qe le prapa shume Grand Cru Classé ne Bordo!
🍷 Tasting Notes (degustimi i fundit Dhjetor 2024 ne GCC )
-
Ngjyra: Rubin e thellë me shkëlqim
-
Aroma: E gjallë dhe e pastër. Shfaq aroma të qershisë së kuqe, rrushit të zi të freskët dhe boronicës së egër, të pasuara nga nota të gjethes së duhanit, lapsit, kakaos dhe pak çaj jeshil. Një aromë delikate lule (vjollcë) shton finesën.
-
Shija: E butë dhe e saktë, me një hyrje elegante dhe strukturë mesatare. Taninat janë të imta dhe të rregulluara mirë. Frutat e kuqe dhe të errëta janë të balancuara nga një aciditet i freskët, duke e bërë verën të përshtatshme për konsum më të hershëm, por me potencial ruajtjeje.
-
Perfundimi: E gjatë dhe e kthjellët, me kthim të notave minerale dhe një prekje lulesh.
-
Kur ta pini: 2025–2035
- Porosit tani ne: 0682124991
Reviews
There are no reviews yet.